RAGS OF MEMORY
2 Nëntor
2 Nëntor, 20:00 h, Vendi:
Teatri Kombëtar i Kosovës
Regjisor: Anna Dora Dorno / Luajnë: Anna Dora Dorno, Nicola Pianzola / Dramaturgjia: Anna Dora Dorno, Nicola Pianzola/ Teksti: G. Pascoli, Odi e Inni; M. Proust, Ta Gjesh Kohën Sërish; J. Milton, Parajsa e Humbur; T.S. Eliot, Toka e Shkretë; Kënga e Këngëve / Këngët: Këngë tradicionale italiane dhe rituale / Muzika e gjallë: Andrea Vanzo / Video: Salvatore Laurenzana/ Fotografia artistike: Francesca Pianzola/ Instalacioni: Anna Dora Dorno, Luana Filippi, Nicoletta Casali / Produksioni: Instabili Vaganti
RAGS OF MEMORY
Grimca, pjesë të mendjes, mishit, mendimeve, kujtesës. Elemente të një bote të copëzuar që rreken së koti për gjetjen e bashkimit të ri. Fragmente fotografike, performative dhe artistike që kërcejnë në mendje të shndërruara nga kujtesa e krijuesit të tyre. Përfytyrime që vijnë në jetë nëpërmjet ngjyrave të kundërta të cilat e mbyllin thelbin e femërores dhe mashkullores, lindjes dhe vdekjes. Veprime përplot kuptim simbolik e stërgjyshor, të shprehura përmes mjeteve të artit bashkëkohor. E gjithë kjo çon në krijimin e një rrafshi delirioz, në të cilin tri çastet e refleksionit hedhin themelet e një procesi të parreshtur të krijimit dhe shkatërrimit, që ndryshon vazhdimisht në varësi të hapësirës, situatës dhe vendit. Tri çaste që mund të krijojnë shfaqje të pavarura, por të etura për të qenë së bashku.
Shfaqja është pjesë e një projekti ndërkombëtar të teatrit dhe hulumtimit të arteve performative, që kërkon mundësi të reja të performuesit dhe komunikimit teatror nëpërmjet ndërveprimit me disiplinat tjera, siç janë antropologjia kulturore, artet pamore dhe mediat, vallëzimet dhe këngët rituale, që i takojnë traditave të ndryshme kulturore të shenjta dhe profane. Tema kryesore e shfaqjes është “kujtesa”, kujtesa si pjesë integrale e një qenieje njerëzore, gjendja biologjike dhe antropologjike e ekzistencës së saj, kujtesa e atij njerëzimi që ka kuptuar përmes mizorive cfilitëse si lufta dhe kasaphana, brishtësia e trupit njerëzor, substanca e mishit të tij e reduktuar në copëza nga jeta e munguar. Nisur nga këto përcaktime, Instabili Vaganti fillon të reflektojë dhe krijojë veprime fizike, këngë, tekste, fotografi, video, objekte artistike, si dhe të kompozojë muzikë, duke i zhvilluar këto elemente nëpërmjet hapësirave, vendeve dhe kushteve kulturore të kontekstit në të cilin është ftuar projekti, dhe duke iu falënderuar takimit me artistët e rinj të përfshirë në fazat e ndryshme.
INSTABILI VAGANTI
I krijuar në vitin 2004 nga Anna Dora Dorno dhe Nicola Pianzola, ky ekip ka zhvilluar një metodë në të cilën veprimet fizike dhe zanore të performuesve ndërveprojnë me forma të ndryshme artistike.
Rezultati është një bashkim organik i veprimeve fizike, këngëve, muzikës së gjallë, poezisë, arteve pamore dhe medias së re.
Ekipi po ashtu është përfshirë në punën e hulumtimit dhe aktualizimit të teknikave performative, traditave kulturore përmes eksperimentimeve të tyre personale dhe kontaminimit artistik. Përveç realizimit të shfaqjeve, ekipi angazhohet në organizimin e punëtorive teatrore dhe projekteve ndërkombëtare të kërkimit teatror.
Instabili Vaganti ka bërë shfaqje dhe ka mbajtur punëtori në Itali, Francë, Gjermani, Angli, Poloni dhe Kore Jugore. Tash për tash ekipi po bashkëpunon me Institutin Grotowski nga Wroclaw dhe Universitetin e Bolonjës për projektin e tij të ri, Rags of Memory.
http://www.instabilivaganti.comRAGS OF MEMORY
2 Nëntor
PROJEKT EDEN
3 Nëntor
SKRIP ORKESTRA
4 Nëntor
PERFORMANCE
5 Nëntor
NO SHADOW
5 Nëntor
RASA
6 Nëntor
ÇIFTI MARTIN
7 Nëntor
TAPANI VO NOKTA
8 Nëntor