PROJEKT EDEN

TORTZ ENSEMBLE – BELGJIKË


3 Nëntor
, 20:00 h, Vendi:
Teatri Kombëtar i Kosovës

Luajnë: Nicole Dahlen, Chantal Heck / Muzika dhe zërimi: Yannick Franck / Ndriçimi:  Benjamin Devillers

PROJEKT EDEN

Projekt Eden është një shfaqje që mishëron teatrin, vallëzimin dhe muzikën e gjallë elektroakustike. Gjithçka sillet rreth kafshimit famoz të mollës: qysh filloi kjo në kopshtin e fëmijërisë sonë, qysh e shijuam mollën e parë, qysh u rritëm dhe vazhduam me kafshimin e përvojave të reja. Dy aktoret, Nicole Dahlen dhe Chantal Heck – me muzikë të gjallë nga Yannick Franck – e marrin publikun në një rrugëtim nëpërmjet jetës: nganjëherë qesharak, ndonjëherë poetik, herë-herë i çmendur. Kjo shfaqje pamore kërkon një publik ndërkombëtar. Teksti i pakët që ajo përmban këndohet dhe performohet në gjermanisht dhe frëngjisht.

TROTZ ENSEMBLE

Tortz Ensemble është krijuar në vitin 2007 në Eupen (Belgjikë lindore) nga Nicole Dahlen dhe Chantal Heck, në mënyrë që të hulumtohen format e reja të teatrit dhe të vallëzimit të lidhura me fushat tjera artistike. Në prill të vitit 2008 së bashku me kompozitorin Yannick Franck (Liege) ato krijuan shfaqjen e tyre të parë, Projekt Eden.

www.trotzensemble.be

RAGS OF MEMORY
2 Nëntor

PROJEKT EDEN
3 Nëntor

SKRIP ORKESTRA
4 Nëntor

PERFORMANCE
5 Nëntor

NO SHADOW
5 Nëntor

RASA
6 Nëntor

ÇIFTI MARTIN
7 Nëntor

TAPANI VO NOKTA
8 Nëntor