RAGS OF MEMORY
2 Nëntor
4 Nëntor, 20:00 h, Vendi:
Teatri Kombëtar i Kosovë
Teksti nga: Skrip Orkestra - Jure Novak dhe Andreja Kopač / Drejtuar nga: Jelena Rusjan / Aktorë: Jelena Rusjan, Barbara Kranjc, Andreja Kopač, Neja Tomšič, Ana Franjić, Leja Jurišič, Urška Vohar / Producent:INGA REMETA / Orkestra Klithma drejtuar nga: Neja Tomšič / Skena dhe veshjet: KREATURA dhe ROBA SISTEMA / Producent ekzekutiv: Inga Remeta / Ana teknike: Janko Oven, Grega Mohorčič / Produksioni: Teatri Glej, Lubjanë / Bashkëproduksioni: Mesto žensk, Lubjanë (SLO)
Skrip Orkestra(Orkestra Klithma)
Orkestra Klithma: projekti i parë origjinal nga aktorja dhe valltarja Jelena Rusjan, është hulumtimi i një forme teatri ku forcat e errëta të dhunës, përgjegjësisë personale dhe humbjes së fytyrës së fëmijërisë përballen me estetikën e larmishme të kitch-noir-it. Shfaqja e merr frymëzimin nga një shumëllojshmëri burimesh, prej errësirës së përrallave të McDonagh Pillowman-it e Andersen-it, e deri te shakatari Tim Burton, kënga popullore dhe punk-u i pakompromis. Projekti rezultoi në një formë muzikore të paaftë t’i shmangë rrënjët e saj teatrale. Nëpërmjet rrëfimeve të fëmijëve të torturuar dhe keqtrajtuar, performuesit në skenë më së shumti e paraqesin vetveten. Tipari kryesor i Orkestrës Klithma është marrëdhënia kritike mes gjedheve më të lehta të pop-it dhe përmbajtjes serioze, gati të rëndë, për themelimin e çështjes së përgjegjësisë së një artisti ndaj mjedisit të tij shoqëror dhe kulturor, e po ashtu edhe që t’i gjejë format më efektive të shprehjes.
GLEJ THEATRE
Për 40 vite Glej ka qenë sinonim i teatrit të ri, taze, të hapur dhe bashkëkohor. Pothuajse të gjithë emrat e teatrove sllovene kanë kaluar nëpër skenën tonë. Shfaqjet tona kanë hasur në sukses të madh brenda dhe jashtë vendit, si dhe kanë marrë shumë çmime e shpërblime. Glej e ka ruajtur misionin e vet deri sot: kërkimin dhe krijimin e prirjeve dhe drejtimeve të reja në teatër. Shfaqjet tona janë komunikative dhe të hapura, e në të njëjtën kohë të mirëmenduara e të ndërtuara. Ne merremi me qasjet bashkëkohore ndaj spektatorit, rrëfimet e gjalla dhe projektet angazhuese. Ne gjejmë dhe shpleksim paradokse, përpiqemi t’iu gjejmë emra dukurive të paemërtuara dhe t’iu qasemi temave dhe situatave drejtpërdrejt dhe me mendje të hapur. Përveç shfaqjeve për të rritur e fëmijë, Glej boton libra, muzikë dhe një fletushkë mujore. www.glej.si
RAGS OF MEMORY
2 Nëntor
PROJEKT EDEN
3 Nëntor
SKRIP ORKESTRA
4 Nëntor
PERFORMANCE
5 Nëntor
NO SHADOW
5 Nëntor
RASA
6 Nëntor
ÇIFTI MARTIN
7 Nëntor
TAPANI VO NOKTA
8 Nëntor