PERFORMANCE

BALETI KOMBËTAR I KOSOVËS, KOSOVË


5 Nëntor
, 20:00 h, Vendi:
Teatri Kombëtar i Kosovës

Koreograf dhe Drejtues: Gjergj Prevazi / Ndihmëskoreograf: Fatjon Sulstarova / Muzika e kompozuar nga: Valton Beqiri dhe Lhasa, Celentano dhe Norah Jones / Trupa e baletit: Behije Murtezi, Labinot Rexhepi, Sinan Kajtazi, Vjollca Llugiqi, Jeta Musolli, Bardha Neziri, Driton Saqipi, Luljeta Ademi, Drilon Podrimçaku, Leonora Rexhepi, Albulena Shala, Fatlum Zeka / Ndiçimi: Aslan Hyseni dhe Sherif Sahiti / Zërimi: Enver Maxhuni.

PERFORMANCE

Performance, jo thelbi; dukja, jo përmbajtja; mbulesa, jo fryma; loja, jo realiteti; teatri, jo rutina; e panatyrshmja, jo e natyrshmja… a janë këto fenomene që i ndeshim në përditshmëri së bashku me mjerimin e korrupsionin, qeverisjen e dhunën, dashurinë e urrejtjen, ngadhnjimin e dështimin, të vërtetën e gënjeshtrën, bukurinë e shëmtinë…?


BALETI KOMBËTAR I KOSOVËS

Historia e Baletit të Kosovës daton që nga viti 1972, vit ky kur u themelua Trupa e Baletit e Kosovës përbrenda Teatrit Kombëtar të Kosovës në Prishtinë. Atëbotë Trupa përbëhej nga 19 valltarë, të cilët kishin diplomuar në Shkollën e Baletit në Shkup. Edhe përkundër shumë vështirësive me të cilat u përballëm, kemi arritur të mbajnë shumë shfaqje – mesatarisht dy premiera në vit. Në atë kohë Trupa e Baletit e Kosovës mori pjesë nëpër të gjitha festivalet të cilat mbaheshin në ish Jugosllavi. Valltarët meshkuj nga Trupa e Baletit ishin të shquar. Përgjatë viteve Trupa e Baletit e Kosovës punësoi disa valltare nga vendet e ndryshme si: Shqipëria, Britania e Madhe, Filipinet, Polonia dhe Rumania. Trupa punonte me koreografë  të ndryshëm nga Shqipëria dhe ish Jugosllavia. Suksesi i kësaj trupe vazhdoi deri në vitin 1989, atëherë kur filloi përkeqësimi i gjendjes politike në Kosovë. Meqë shtypja po përfshinte të gjitha aktivitetet kulturore artistike Shqiptare, të gjithë valltarët u larguan nga puna dhe, kështu, Trupa e Baletit e Kosovës pushoi së ekzistuari më 1 tetor të vitit 1991. Që prej kësaj kohe nuk kemi mundur të funksionojmë e as të mbajmë ndonjë shfaqje baleti.

Edhe pas gjendjes së vështirë menjëherë pas luftës, ne filluam organizimin e mësimit dhe mbajtjen e klasëve të baletit. Në vitin 2000 krijuam klasën e parë të baletit brenda Shkollës së Muzikës në Prishtinë, kur u përmbush kërkesa e domosdoshme e përtëritjes së trupës së baletit me valltarë të rinj. Gjatë studimit të tyre kjo klasë mori pjesë në katër projekte të Trupës së Baletit. Këta ishin hapat e parë drejt ringjalljes së Trupës së Baletit të Kosovës. Në vitin 2005 diplomoi brezi i parë i klasës së baletit nga Shkolla e Muzikës, dhe ata konsiderohen si themeli i trupës së Baletit Kombëtar të Kosovës e cila po rritet vazhdimisht duke rekrutuar anëtarë (valltarë) të rinj. Që nga viti 2005 Trupa e Baletit e Kosovës ka mbajtur 5 premiera të baletit bashkëkohor dhe tri shfaqje të baletit klasik.

Trupa ka marrë pjesë në pesë festivale ndërkombëtare, me ç’rast është vlerësuar lart nga publiku dhe kritikët e artit dhe ata të skenës së baletit.

RAGS OF MEMORY
2 Nëntor

PROJEKT EDEN
3 Nëntor

SKRIP ORKESTRA
4 Nëntor

PERFORMANCE
5 Nëntor

NO SHADOW
5 Nëntor

RASA
6 Nëntor

ÇIFTI MARTIN
7 Nëntor

TAPANI VO NOKTA
8 Nëntor