RAGS OF MEMORY
2 Nëntor
6 Nëntor, 20:00 h, Vendi:
Teatri Kombëtar i Kosovës
[«Të dielën në mëngjes» - rituali vajzëror – projekti antropologjik i artit shumënivelësh]
Aktorë:Ulyana Gorbachevska, Olena Kostyuk, Natalia Polovynka / Autori i idesë, regjisori:Sergey Kovalevych / Drejtuese e muzikës: Natalia Polovynka / Veshjet: Ulyana Gorbachevska / Disenji poligrafik: Olena KostyukRASA
Shfaqja e projektit Rasa: «E dielë, mëngjes...» - një çast i qenies, kur zgjohet vetëdija, agim, dielli sapo ka lindur, koha e mosbërjes, koha kur Koha është e pranishme – NE-DILYA*, ditë pushimi. Ekzistenca e lirë dhe e pandashme e shpirtit, që është e shenjtëruar nga Përjetësia. Rituali gjithnjë është i lidhur me kohën. Këngët ukrainase të ritualit të përvitshëm vajzëror, mbi të cilin mbështetet shfaqja, vijnë te ne në kujtesën e trupit tonë. Ato nuk na pyesin nëse duam t’i këndojmë, nëse e kuptojmë thjeshtësinë e tyre modeste, nëse jemi të lidhur me këtë këndim të shenjtë. Tashmë kemi shkuar prej vendit nga ku kanë lindur këto këngë. Ndoshta jemi popull parafundor, që është në gjendje ta kuptojë Njohjen, e cila shkon deri në thellësi të kohërave, në thellësinë e vetë Kohës. Sot këto këngë në asnjë rast nuk kanë kuptim pragmatik, mbase na ndihmojnë të jetojmë. Ndoshta janë një dhimbje e Tokës, e vetë Tokës sonë, e cila na përcjell. Në këtë shfaqje nuk ka fabulë rrëfimtare. Është një Tregim i Kohës, i Pemës, i Këngëve.
Fabula vajzërore është përherë e njëjtë: Ajo po pret, Ai po shkon, po shkon gjithë jetën.
Të dielën në mëngjes po bie borë. Dhe faktikisht fabula është “Të dielën në mëngjes… ajo po rrinte mbi urën e këmbësorëve…” Sergiy Kovalevych. Shfaqja mbështetet në “dramën objektive” të personit (Grotowski, Gurdziev, Klim). Në Projektin Rasa, Maisternia Pisni punon me materiale muzikore dhe lëvizje që burojnë nga ritualet femërore ukrainase, e po ashtu edhe nga ritualet e cikleve vjetore, duke u përqendruar në rolin e gruas. Anëtarët e Maisternia-s ekzaminojnë disa këngë të përzgjedhura, të cilat rrjedhin nga rajone të ndryshme të Ukraniës – veçanërisht nga Vinnica, Poltava dhe Polesia – nën dritën e ritualeve, që grupi përpiqet t’i gjejë në këngë dhe nëpërmjet tyre. Faza e ardhshme e projektit këmbëngul në përpjekje për gjetjen e një forme të duhur teatrore nëpërmjet këtij hulumtimi. Kjo etapë e punës është kërkimi i “elementeve të ritualit përbrenda fazave të veprimit”.
MAISTERNIA PISNI
Që prej vitit 1996 punon si laborator arti, duke u përfshirë në projekte të ndryshme kulturore, artistike dhe edukative. Maisternia pisni është i organizuar si një esnaf mesjetar. Aktiviteti i tij artistik shtrihet nëpër pikëprerjen e teatrit me muzikën tradicionale. Maisternia pisni është një pikëpamje tradicionale mbi botën, këngën dhe njeriun, si një studio krijimi, formë e vetëvetëdijes – pranimi i gjakimit të tij. Kjo është metodë pune në territorin e mungesës së objektësisë. Nëpërmjet punës me këto forma tradicionale këndimi, ne gjejmë gjurmë të qarta në kohë të asaj që është personale, e veçantë dhe e dashur, asaj që mund t’ua kalojmë personave tjerë. Kënga tradicionale të pajis me qasje në burimin parësor, ajo është bartëse e njohjes, mund të të mësojë, shërojë dhe ndryshojë jetën. Ne përdorim teknologji tradicionale sipas të cilave këndimi është shërbim, këndimi është një instrument i lidhjes me ideologjinë tradicionale. “Maisternia Pisni” hulumton dhe realizon ligjet e Traditës, parimet e ekzistencës, organizimit dhe ritualit të saj, në shkëmbimin Zot – Dishepull, në formën e takimit, dita e pushimit si përmbushje kulturore. Kjo është një antropologji e re e mbështetur në ligjet dhe format antike të Traditës, që realizohet në hapësirën dhe kohën e tanishme sociokulturore. Puna krijuese dhe edukimi shfaqen nga cilësia e realitetit artistik – lidhja me Traditën, duke e njohur rrugën apo urën e tyre ndërmjet kulturës së shenjtë, popullore dhe sekulare, me ligjet e Traditës, kompetencën profesionale dhe njerëzore. Në territorin privat të Zotit nuk ka ndarje mes formateve kulturore. Për shkak të personalitetit të Zotit dhe territorit të Këngës si punëtori, përmes modelit të teatrit si formë universale e shndërrimit të të padukshmes në të dukshme dhe si një vend i takimit të paraqitjes aktive të realitetit (performuesi) me dëshmitarin meditues (audienca), arti sërish na shfaqet si personal, por jo si një pop-art. http://www.maisternia.com.ua
RAGS OF MEMORY
2 Nëntor
PROJEKT EDEN
3 Nëntor
SKRIP ORKESTRA
4 Nëntor
PERFORMANCE
5 Nëntor
NO SHADOW
5 Nëntor
RASA
6 Nëntor
ÇIFTI MARTIN
7 Nëntor
TAPANI VO NOKTA
8 Nëntor