TAPANI VO NOKTA

TEATRI KOMBËTAR “VOJDAN CERNODRINSKI”, MAQEDONI


8 Nëntor
, 20:00 h, Vendi:
Teatri Kombëtar i Kosovës

Autor: Bertolt Brecht / Regjia:Martin Kocovski / Aktorë: Vladimir Djordjijeski, Ilina Corevska, Igor Trpceski, Marija Spirkoski- Ilieski, Andon Jovanoski, Alesandar Stepanuleski, Zoran Ivanoski, Alesandar Todeski, Milan Sekuloski, Dimitar Crcoroski, Nikola Nastoski, Natasa Naumoska, Violeta Cakarova, Dimitrina Mickoska,  /  Veshjet: Juliana Vojkova – Najman, Disenji skenik: Filip Jovanovski / Muzika:Foltin (Branislav Nikolov, Pece Trajkovski, Goce Jovanovski) / Ndriçimi: Riste Grkoski / Zërimi: Blagoja Pepeljugoski

TAPANI VO NOKTA

Shfaqja është frymëzuar nga çinteresimi njerëzor për lirinë personale, semiotikën e dashurisë dhe antropologjinë e teatrit. Shfaqja vë theksin mbi këto tri nivele përmes një gjuhe të veçantë teatrale, e cila ofron një elektricitet pozitiv zhanresh, ndërveprim aktoresk të bashkërenditur në mënyrë të përkryer dhe gramatikë simbolike shumështresore. Fabula zë vend menjëherë pas Luftës së Parë Botërore, dhe shfaqja e thjeshtëzon kuptimin e lirisë individuale deri në kohën dhe ngjarjet e sotme në Ballkan dhe Evropë.

TEATRI KOMBËTAR “VOJDAN CERNODRINSKI”

Teatri Kombëtar “Vojvodan Chernodrinski” u themelua në vitin 1950, dhe që atëherë funksionon për 59 vite vazhdimisht si teatër kombëtar profesional në Maqedoni. Ai financohet nga buxheti i Ministrisë së Kulturës së Republikës së Maqedonisë dhe ka gjithsej 12 aktorë të punësuar të rregullt si dhe 5 të tjerë sipas kontratës. Deri sot teatri ka shfaqur 350 premiera dhe ka performuar mbi 6,500 shfaqje. Ne shfaqim 4 deri në 6 premiera si dhe mbi 120 shfaqje për çdo vit. Ndërtesa e teatrit ka 226 ulëse. Në rast nevoje ne shfrytëzojmë edhe skenën e madhe dhe atë të vogël të Qendrës së Kulturës. Teatri ynë mori pjesë në “Ex Ponto” për herë të parë, dhe për herë të parë në Slloveni. Ne kemi bërë turne shfaqjesh nëpër të gjitha vendet e ish Jugosllavisë, Shqipëri, Bullgari dhe Australi.

RAGS OF MEMORY
2 Nëntor

PROJEKT EDEN
3 Nëntor

SKRIP ORKESTRA
4 Nëntor

PERFORMANCE
5 Nëntor

NO SHADOW
5 Nëntor

RASA
6 Nëntor

ÇIFTI MARTIN
7 Nëntor

TAPANI VO NOKTA
8 Nëntor